Operacionet e Turqisë në veri të Sirisë dhe e vërteta e organizatës terroriste YPG/PKK

Nga Malik Hasa

Turqia prej më shumë se 30 vitesh vuan sulmet e organizatave të ndryshme terroriste. Kryesisht organizata terroriste të majta, tw cilat kanë dëmtuar rëndë ekonominë e këtij vendi dhe madje e kanë detyruar që të shpenzojë shumë në fushën e ushtrisë. Krahas këtij fakti, organizatat terroriste në Turqi janë bërë shkas për vdekjen e mijëra njerëzve, përmes sulmeve dhe akteve terroriste brenda dhe jashtw vendit, kryesisht ndaj civilëve.

Deri nw nisjen e luftës në Siri, Turqia kërcënimin më të madh e kishte në kufirin e saj me Irakun, ku organizata më e rrezikshme që ka kryer qindra sulme me bombë ndaj civilëve ka shndërruar si bazë ushtarake malet e Irakut të veriut si Kandil, Metina, Gara, etj. Para nisjes së luftës së brendshme në Siri, Turqia dhe vendi i saj fqinj mes të cilëve ka 911 km vijë kufitare morën një vendim për pastrimin e të gjitha minave të vendosura më parë. Minat u pastruan, kufijtë u hapën dhe popujt miq nisën të shkëmbenin vizita për festën e Bajramit për herë të parë pas shumë vitesh. Pas nisjes së luftës së brendshme, terroristët e PKK shfrytëzuan rastin për të hapur më shumë fronte lufte kundër Turqisë dhe dërguan qindra mijëra militantë për të ngritur një fortesë kundër Damaskut dhe për të ngritur gjithashtu reparte të mëdha lufte kundër Turqisë. Edhe pse shumë vende perëndimore prej vitesh kanë njohur PKK-nw si organizatë terroriste, ata kanë preferuar që ti mbajnë mirë punët me këtë organizatë. Nga njëra anë i japin fjalën Turqisë për arrestime të pjesëtarëve të tyre që ndodhen në perëndim dhe nga ana tjetër i ndihmonin ata me çdo gjë.

Nuk ka shumë rëndësi të dimë nëse kjo ndihmë ka ardhur për nxitjen e copëtimit të Turqisë apo për mbajtjen e këtij vendi të dobët, por ajo që ka më shumë rëndësi është standarti i dyfishtë i një rrjeti tw shteteve që japin leksione demokracie dhe që në parim janë kundër çdo lloj ekstremizmi dhe terrorizmi. PKK në Siri hasi në një kundërshtim të fortë të Turqisë, si rrjedhojë ajo ngriti një organizatë me një emër tjetër sikurse ai që shohim sot, YPG apo edhe SDG. Kjo nuk është hera e parë që PKK bën një veprim të tillë pasi pothuajse nuk kanw mbetur më kombinime shkronjash nga organizatat e shumta që kanë ngritur dhe shkrirë deri më sot vetëm dhe vetëm që perëndimi të fitojë kohë dhe të ketë mundësi të thotë që organizatat e sapohapura nuk janë terroriste. Me anw tw kwtyre organizatave pjella të PKK-sw kryenin sulme terroriste ndaj civilëve në Turqi.

Historia u përsërit. Edhe këtë herë pjellat e PKK, YPG dhe SDG nuk bënë  gjë tjetër vetëm se shfrytëzuan mirë dhe zbatuan me përpikmëri leksionet e padronëve të tyre perëndimorë. Duke i zbukuruar këto leksione me servilizmin në luftën kundër DEASH, organizatë edhe kjo kukull e krijuar nga kryepadronët perëndimorë, bënë që kundër Turqisë të ketë një presion të madh. Megjithatë ashtu sikurse thotë dhe shprehja ‘ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron’, organizata terroriste vazhdoi me sulmet ndaj civilëve, operacionet e spastrimit etnik dhe fetarë në këtë pjesë të Sirisë, ndalimin e lirisë së fesë (patjetër që vetëm për muslimanët) si dhe sulmet përmes armëve të marra nga ‘padronët’ e tyre që vranë natën civilë turq të pafajshëm dhe i qanë ditën nga zori pasi janë pjesë e të njëjtës aleancë sikurse është NATO.

Nga njëra anë deklaratat e shumë vendeve që thonin se ‘ata e kuptonin shumë mirë shqetësimin e aleatit të tyre për sigurinë në kufirin me Sirinë’ në fakt nuk ishin më shumë se larja e mëkateve që kishin kryer duke dhënë armë në duart e terroristëve dhe që përmes tyre u vranë mijëra njerëz të pafajshëm në Siri dhe në Turqi. Durimi i Turqisë u sos dhe më 09 tetor 2019 duke u mbështetur tek neni 51 i marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara, i cili parashikon të drejtën për vetëmbrojtje në rast rreziku, nisi operacionin anti-terror ndaj PKK-YPG-së. Me këtë Turqia tregoi edhe njëherë që s’ka ndërmend të gënjehet më dhe se lufta e saj ndaj të gjitha organizatave terroriste si, DEASH, PKK/KCK-PYD/YPG, FETO, etj, nuk do të ndalet kurrë. Ishte ky veprim që bëri SHBA-në të kuptojë se Turqia nuk po luan dhe menjëherë u vu në lëvizje duke dërguar një delegacion të gjerë në Ankara, nga takimi i secilit doli edhe përfundimi për pezullimin për një kohë të shkurtër të operacionit ‘Burimi i Paqes’.

Ende nuk dihet nëse SHBA-ja, e cila tashmë e ka pranuar që PKK-YPG është një organizatë më e rrezikshme sesa DEASH, deklaratë kjo e cila erdhi nga vetë Donald Trump, do të sillet e sinqertë apo do të vazhdojë me lojën e saj. Por një gjë është e sigurtë. Ajo tashmë e di mirë që Turqia nuk po bwn lojw. Sikurse e dinë shumë vende të Europës që ambargot e armëve nuk janë më mjet kërcënimi, kërcënimet ekonomike nuk e trembin më dhe se ata i janë borxhli Turqisë për 3.6 milionë refugjatë që në një farë mënyre i pengon të shpërndahen nëpwr Europë.

Turqia është e vetëdijshme që këtë gjë për shkak të anës së saj humane dhe se të ardhurit aty nuk janë gjë tjetër vetëm se vëllezërit e tyre në fenë islame, duke mos harruar këtu faktin që ky vend është zgjidhur vendi më bujar në botë si rrjedhojë tw ndihmave të ofruara pa dallim feje, ngjyre, ideje dhe krahine.