Agjencia Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara (OKB) konfirmoi sot se temperatura prej 48.8 gradë Celsius e regjistrua në Sicili dy vjet e gjysmë më parë është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se kjo temperaturë në Sicili është regjistruar më 11 gusht 2021, në një kohë kur temperaturat në një pjesë të madhe të Evropës ishin në rritje, raporton AP, duke shtuar se kjo temperaturë ka kaluar rekordin e mëparshëm evropian prej 48 gradë Celsius që u regjistrua në qytetet greke të Athinës dhe Elefsinit në korrik 1977.
Randall Cerveny, i cili raporton mbi klimën dhe ekstremet e motit në Organizatën Botërore Meteorologjike, tha se konfirmimi i kësaj temperature pasoi një hetim të gjatë që kërkonte “analizë të kujdesshme” nga agjencia.
“Kjo analizë konfirmon tendencën alarmante të temperaturave të reja, rekord të larta në pjesë të caktuara të botës”, tha Serveni.