OKB me reagim për sulmin izraelit mbi ndërtesën ku ndodhej zyra e AA-së në Gaza

"Në territoret e konfliktit duhet të garantohet siguria e gazetarëve" tha zëdhënësi Dujarric

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarriç, në lidhje me sulmin që Izraeli kreu ndaj ndërtesës ku ndodhej edhe zyra e Anadolu Agency në Rripin e Gazës tha se në territoret e konflikteve duhet të garantohet siguria e gazetarëve transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në territoret e konfliktit duhet të garantohet siguria e gazetarëve” tha zëdhënësi Dujarric gjatë një konference ditore për shtyp në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me sulmin që Izraeli ka kryer ndaj ndërtesës ku ndodhej edhe zyra e AA-së në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelite në sulmin ajror ndaj ndërtesës në Rripin e Gazës, qëlloi me të paktën 5 raketa ndërtesën në të cilën ndodheshin zyrat e Anadolu Agency (AA).