Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka nisur një tur europian, ku ndalesa e parë do të jetë në Paris. Ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes e më pas do të ndalet në Bruksel.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris James O’Brien do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
O’Brien gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.
Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale.
“Ndërsa në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thekson komunikata e DASH. ne axhenden paraprake te publikuar nga DASH nuk ehste parsashikuar nje takim me presidentin e serbise Aleksander Vuçiç.