OBI refuzon plotësisht të ashtuquajturin plan të paqes të Trumpit

"OBI plotësisht refuzon të ashtuquajturin plan të paqes të Trump-it", ka thënë ministri i Jashtëm i palestinez, Riyad al-Maliki

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka refuzuar plotësisht të ashtuquajturin plan të paqes të presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

“OBI plotësisht refuzon të ashtuquajturin plan të paqes të Trump-it”, ka thënë ministri i Jashtëm i palestinez, Riyad al-Maliki, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Palestinës.

OBI po zhvillon takim të jashtëzakonshëm në Xhide të Arabisë Saudite, ku po diskutohet plani kontrovers i SHBA-së në lidhje me Palestinën.

Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.