Nxënësit vazhdojnë të përdorin telefonat në shkollë

Udhëzimi që mban datën 16 nëntor të vitit të kaluar dhe firmën e ish-Ministres Nikolla do të duhej të ndalonte përdorimin e telefonit nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Udhëzimi që mban datën 16 nëntor të vitit të kaluar dhe firmën e ish-Ministres Nikolla do të duhej të ndalonte përdorimin e telefonit nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Por në një vëzhgim të kryer nga Ora News, rezulton se ky vendim nuk zbatohet në të gjitha shkollat.

Nxënësit jo vetëm që mund ta mbajnë telefonin në klasë por edhe mund ta përdorin gjatë orës së mësimit.

“Nuk lejohet, por disa nga nxënësit e klasës i marrin dhe i përdorin në orë të mësimit”, tha një nxënëse.

“Një nxënës nga klasa jonë e ka marrë dhe i ka bërë video mësueses”

Për të tjerë që zbatojnë këtë urdhër, përdorimi i telefonit nga bashkëmoshatarët përbën shqetësim.

“Për mua është shqetësuese, sepse në orë të mësimit ose bëjnë video ose hapin video live”

Në gjimnazet duket se kontrollet janë më të rrepta.

Nxënësit shprehen se telefonat mblidhen në nisje të orës së mësimit dhe u dorëzohen në përfundim.

Në rast konstatimi të disponimit të telefonit, drejtoria e institucionit ka të drejtë ta sekuestrojë atë madje edhe të vendosë masa disiplinore ndaj nxënësve.

Këto masa i njoftohen me shkrim edhe prindërit.