Nxënësit e Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Kosovë (International Maarif Schools of Kosova) kanë arritur suksese të mëdha në gara të ndryshme sportive të organizuara në mbarë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Kampionatin e Notit të organizuar mes datave 14-15 dhjetor nga Federata e Notit të Kosovës, nxënësit e Maarif-it kanë arritur të fitojnë 14 medalje në kategoritë e tyre në mesin e mbi 300 garuesve.
Nxënësja e shkollës fillore të Fondacionit Maarif në Prizren, Beren Zijabeg në kategorinë e saj fitoi 5 medalje të artë dhe një bronze duke thyer rekord, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme Batuhan Zijabeg dhe Amin Durguti nga dy medalje të arta, Atik Mustafa dy argjend dhe një bronz, si dhe Diar Bylbyli një medalje bronze.
Nga ana tjetër, nxënësit e Shkollës Maarif në Prishtinë arritën të renditen të parë në mesin e 16 shkollave të mesme në Turneun Rajonal të Prishtinës në Ping Pong mes datave 10-11 dhjetor.
Ekipi i shkollës i përbërë nga Nadir Ymeri, Omer Demolli dhe Hani Mehmeti i fituan të gjitha ndeshjet, me ç’rast arritën që të përfaqësojnë shkollën në garën kombëtare.
Në të njëjtën turne ekipi i femrave në nivelin e gjimnazit fitoi vendin e dytë, ndërsa në nivelin e shkollës së mesme e fitoi vendin e tretë në Prishtinë.