Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

E premtja vjen me reshje të dendura, ja zonat ku rrezikohen përmbytje...

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas 28, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm .

Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C deri në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 25°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: