Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rikthehen vranësirat dhe reshjet...

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që pasdite vranësirat do të shtohen duke bërë që ditën e mërkurë i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C deri në 31°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 31°C.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: