Njihuni me 16-vjeçarin që fitoi 3 milionë dollarë në Fortnite

Një adoleshent Amerikan ka fituar çmimin rekord prej 3 milionë dollarësh pasi u shpall fitues i kampionatit Fortnite.

Ky është shpërblimi më i madh dhënë në historinë e e-sporteve ndërsa plot 30 milionë dollarë u shpërndanë tek të gjithë fituesit.

16 vjeçari Kyle Giersdorf e fitoi i vetmi garën në Stadiumin Artur Ashe në Nju Jork, i njëjti stadium ku organizohet kampionati i Tenisit US Open.

Giersdorft, i njohur online edhe si Bugha, mbeti i shokuar përpara turmës që shpërtheu kur u emri i tij u shpall fitues.

Eventi shihet si një moment i madh në historinë e e-sporteve, një industri multi-miliardë dollarëshe.

Megjithatë shpërblimi rekord pritet të thyhet në Gusht nga një tjetër event quajtur The International.

Në finalet e Fortnite 100 lojtarë luftuan me njëri tjetrin në ekrane gjigante. 40 milionë lojtarë kanë tentuar të kualifikohen gjatë 10 javëve garë online. Mëse 30 vende të botës u përfaqësuan ku 70 vinin nga SHBA, 14 nga Franca dhe 11 nga Britania.

100 lojtarët u hodhën në një ishull ku ata duhej të blinin armë, të ndërtonin struktura dhe të eliminonin njëri tjetrin derisa të ngelej vetëm një në fushë.

Loja ka 200 milionë lojtarë në mbarë botën dhe është falas për tu shkaktuar. /PCWorld Albanian