“Një person i vë flakën makinës së kryebashkiakut Dritan Leli dhe largohet me motor”, çfarë filmuan kamerat e sigurisë (Detajet)

Një person është kapur nga kamerat e sigurisë, ku pasi djeg makinën e Lelit largohet nga vendi i ngjarjes me një motor. Mësohet se si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private.

Ndonëse ende nuk jepen detaje nëse policia ka identifikuar autorin, ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, që si pistë të fortë ka atë që lidhet me detyrën e Lelit.