Një ditë pas atentatit, targa e makinës së prokurorit harrohet në vendngjarje

AA 333 ZD është targa e automjetit të prokurorit Arjan Ndoja, ndaj të cilit u qëllua ditën e djeshme me breshëri automatiku pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë.

AA 333 ZD është targa e automjetit të prokurorit Arjan Ndoja, ndaj të cilit u qëllua ditën e djeshme me breshëri automatiku pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë.

Ajo ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndonëse kanë kaluar disa orë nga atentati.

Top Channel publikon foton nga vendi që ditën e djeshme u kthye në skenë të ngjarjes së rëndë, me pasojë plagosjen e tre personave, ku përveç prokurorit të Durrësit morën plagë shoferi Andi Maloku dhe pasagjeri Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.