Ka nisur në Moldavi takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian, në të cilin marrin pjesë liderë nga i gjithë kontinenti, ku një vëmendje të shtuar ka ritja e tensioneve në veri të Kosovës.
Pjesëmarrësit e 47 krerëve shtetesh dhe qeverish janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim të dytë të Komunitetit Politik Evropian.
Mes tyre marrin pjesë edhe vendet jo anëtarë të BE si Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut , Turqia, Ukrainë Mbretëria e Bashkua.
Të ftuar janë edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michele, Presidentja i Komisionit Evropian Ursula von der leyen dhe Presidentja Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Komuniteti Politik Evropian synon të të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.
Kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë.
Në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në tetor 2022, udhëheqësit diskutuan kryesisht çështjet e paqes dhe sigurisë, veçanërisht luftën e Rusisë në Ukrainë dhe krizën energjetike.
Takimet e ardhshme të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohen në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.
Një ditë më herët, Borrell takoi në Bratislavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Tëitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.
Agjenda e Samitit:
Ora 10:00 Mbërritjet
12:00 Ceremonia e hapjes
12:30 Foto familjare
12:45 Tryeza tematike
13:45 Drekë pune
15:30 Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emanuel Macron, presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrin armen Nikol Pashinyan
17:00 Konferencë për shtyp
Moldavia, ashtu si Ukraina, aplikoi për t’u bashkuar me BE vitin e kaluar menjëherë pas pushtimit rus dhe Kishinjev po planifikon të përdorë samitin për të shfaqur reformat dhe për të bindur liderët që të hapin bisedimet e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Moldavia ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas për frymë se çdo vend tjetër, ashtu si çmimet e ushqimit dhe energjisë u rritën si rezultat i konfliktit.
Qeveria e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të destabilizojë vendin përmes ndikimit të saj mbi lëvizjen separatiste në rajonin e saj kryesisht rusishtfolës, separatist të Transdniestrisë.