Ngrihet SPAK, ja kush janë 8 prokurorët e parë pa të drejtë riemërimi

Është ngritur sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe  si SPAK.

Është ngritur sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe  si SPAK.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) janë miratuar me 11 vota pro, projektaktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Tetë prokurorët e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho, raporton ATA.

Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Kështu, në ligjin nr 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet se “Mandati fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Data e betimit i njoftohet dhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale”.

Gjatë mbledhjes së KLP, u tha se ky vendim hyn në fuqi me datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Image result for Ngrihet SPAK, ja kush janë 8 prokurorët e parë pa të drejtë riemërimi