“Nga telenovelat turke marrim edukatë”

Almir Colan, një ekonomist australian me origjinë boshnjake, që jeton në Melburn thotë se nga serialet televizive për historinë turke ai ka mësuar gjëra të bukura si: edukatë, drejtësi, respekt dhe përpjekjen kundër padrejtësisë.

Serialet me përmbajtje të ndryshme që janë xhiruar vitet e fundit në Turqi ashtu si në shumë vende të botës vazhdojnë të ndiqen me interes edhe nga australianët me prejardhje të ndryshme etnike.

Almir Colan, i cili emigroi në Australi në vitin 1996 pas Luftës së Bosnjës, është një nga ata që i ndjek familjarisht serialet turke si: “Zgjimi – Ertugrul” (Diriliş Ertuğrul), “Kryeqyteti – Abdylhamit” (Payitaht Abdülhamid), “Kut’ul-Amare (Mehmetçik Kut’ül-Amare) dhe dokumentarin “Alija”, i xhiruar për nder të Alija Izetbegoviçit, presidenti i ndjerë i Bosnjë-Hercegovinës, raporton TRT.

Colan, një baba 43-vjeçar i 5 fëmijëve, zotëron një diplomë master për Administrim Biznesi nga Universiteti “Deakin” në Melburn dhe një diplomë master për Sistemin Bankar dhe Financimin Islamik” nga Universiteti “La Trobe”, raporton TRT.

Nga këto telenovela ne kemi mësuar shumë gjëra,- thotë Colan dhe shton:

“Mësoni se si njerëzit flasin nga zemra kur takohen me dikë, madje se si flasin për gjyshet e gjyshërit, se si u puthin atyre duart; se sa të gatshëm dhe të pasionuar janë ata për të bërë gjëra të mëdha jo për veten e tyre, por për drejtësinë. Kemi nevojë të shikojmë se si e ngrenë zërin për drejtësinë. Kjo është një gjë që nuk mund ta mësoni nga librat, duhet ta shikoni. Atje ekziston një edukatë e mirë”.