Në Shkup u mbajt ngjarja për argëtimin e fëmijëve “ZOO përralla e Vitit të Ri”

Në vigjilje të vitit 2021, sot në Kopshtin Zoologjik fëmijët kishin mundësinë që të kënaqen në shfaqjen fëmijore me personazhët e filmave vizatimorë Miki, Mini, Olaf, si dhe me këngë për fëmijë, ndërsa më pas edhe me ardhjen e Baba Dimrit

Tradicionalisht në vitin e tretë me radhë në Kopshtin Zoologjik në Shkup u mbajt ngjarja për argëtimin e fëmijëve “ZOO përralla e Vitit të Ri”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vigjilje të vitit 2021, sot në Kopshtin Zoologjik fëmijët kishin mundësinë që të kënaqen në shfaqjen fëmijore me personazhët e filmave vizatimorë Miki, Mini, Olaf, si dhe me këngë për fëmijë, ndërsa më pas edhe me ardhjen e Baba Dimrit.

Shumë fëmijë, që ishin të pranishëm në ngjarjen, së bashku me prindërit e tyre, Baba Dimrin e pritën me gëzim të madh dhe buzëqeshje në fytyrë.

Baba Dimri në “ZOO përrallën e Vitit të Ri” arriti me trenin magjik, ndërsa një pjese të fëmijëve u ndau pako të Vitit të Ri.

Zëdhënësja e ngjarjes “ZOO përralla e Vitit të Ri”, Tina Mickovska, tha se sot fëmijët do të marrin dhurata dhe pako të vogla nga miqtë e Kopshtit Zoologjik.

“Mendoj se fëmijët janë shumë të gëzuar për këtë shkak, meqë erdhën për shkurtë kohë të shoqërohen me Baba Dimrin në distancë, për fat të keq rrethanat janë të tilla këtë vit. Shpresoj se deri vitin e ardhshëm do të shoqërohemi ashtu siç duhet”, tha Mickovska.