Në Konispol rifillon kursi i turqishtes 

Rifillon kursi i mësimdhënies së gjuhës turke për komunitetin e banorëve të zonës së Konispolit. 

Rifillon kursi i mësimdhënies së gjuhës turke për komunitetin e banorëve të zonës së Konispolit.  Ky projekt që rinisi në tetor 2018 zhvillohet atje për të tretin vit radhazi, në përgjigje të interesimit të nxënësve të shkollave të kësaj zone për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe njohurive të tyre në gjuhët e huaja.

Ky kurs është një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar e kësaj zone, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, si dhe për të ndjekur studimet në Turqi, si për ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe për atë universitar.
Në këtë kontekst, vlen të përmendim se nxënës nga Konispoli që kanë frekuentuar kurset e ofruara nga fondacioni “ALSAR” përfituan të drejtën e studimeve të larta në Turqi, dhe aktualisht vijojnë atje ndjekjen e studimeve.

Kursi i Gjuhës Turke ofrohet falas, aktualisht ai frekuentohet nga 50 nxënës i ndarë në 3 grupe, 2 niveli i avancuar dhe 1 ai fillestar. Kursi drejtohet nga një mësues i specializuar, që do të punojë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audio-vizivë, për ta bërë atë sa më atraktiv dhe të plotësuar me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më të vlefshme. Realizimi i këtij projekti është një tjetër kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet fondacionit “ALSAR” dhe bashkisë Konispol./TRT