Ndryshimet në buxhet/ Vasili: 200 milion euro borxh nga qeveria për të mbuluar batërdinë e OSHEE

Në seancën e djeshme në Kuvend me 74 vota pro u miratua akti normativ për ndryshimin e Buxhetit. Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama dhe Rilindja u grabitën shqiptarëve 200 milion euro për OSHE.

Vasili thekson se foli për të vërtetat e masakrës me energjinë, që u përdor për të grabitur paratë dhe për të blerë vota.

”200 milion euro borxh nga qeveria për të mbuluar badërdinë e OSHE është shumë e rëndë! Fjala dje ne Kuvend për të vërtetat e masakrës me energjinë, që u përdor për të grabitur paratë dhe për të blerë vota”,-shkruan Vasili në facebook.