Ndalimi i akademikut Islami në kufi, Pacolli: Do ta adresoj çështjen në BE

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka konsideruar të papërgjegjshme ndalesën nga policia serbë të akademikut, Hivzi Islami për të vizituar familjen e tij në Preshevë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka konsideruar të papërgjegjshme ndalesën nga policia serbë të akademikut, Hivzi Islami për të vizituar familjen e tij në Preshevë.

Ndalesa e ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, që të vizitojë familjarët e tij në Preshevë dhe ndarja nga pjesa tjetër e familjes është një veprim i ulët, i papërgjegjshëm, në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe shkelje e rëndë e Lirisë së Lëvizjes si parim themelor Europian”, shprehet Pacolli.

Reagimi i ministrit të Jashtëm të Kosovës Pacolli shkon dhe më tej, duke deklaruar se këtë çështje do t’ua adresoj përfaqësuesve të BE-së.

“Do ta adresoj këtë çështje personalisht tek përfaqësuesit e BE-së dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë. Për keqardhje”, u shpreh ai.

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, njëherësh anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, sot, në vendkalimin kufitar Muçibabë-Buhiq nuk është lejuar nga policia kufitare e Serbisë të shkojë në Preshevë.