Mesazhet e Ramës për protestuesit, vlonjatët dhe policinë

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe një herë tjetër në Twitter pas përfundimit të protestës së opozitës.

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe një herë tjetër në Twitter pas përfundimit të protestës së opozitës.

Në rrjetin social ai pati 3 mesazhe: një për protestuesit, një për vlonjatët dhe një për Policinë e Shtetit.

“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”, shkroi Rama,raporton Top Channel.