Medikamenti që mund të shpëtojë jetën e dhjetëra grave

Një formulim i ri i një medikamenti i cili parandalon gjakderdhjen e tepërt pas lindjes mund të shpëtojë mijëra jetë të grave anembanë botës, sipas një studimi të ri.

Një formulim i ri i një medikamenti i cili parandalon gjakderdhjen e tepërt pas lindjes mund të shpëtojë mijëra jetë të grave anembanë botës, sipas një studimi të ri.

Hemorragji Postpartum (PPH), ose gjakderdhja e tepruar pas lindjes, vë në rrezik jetën e dhjetëra grave çdo vit dhe përgjithësisht trajtohet me një medikament të quajtur oksitocinë.

Por sipas një studimi të ri, një version i ri i medikamentit carbetocin, është po aq efektiv sa oksitocina në parandalimin e kësaj forme të hemoragjive. Oksitocina, duhet të ruhet në temperatura të freskëta, midis 2 dhe 8 gradë Celsius, raporton Klan.

Carbetocin tashmë dihet që është i sigurt dhe efektiv në parandalimin e hemoragjise, por ky riformulim i përdorur në studim ofron një alternativë pa sfidën e mbajtjes në temperatura të ftohta të ambientit.

Në vendet të cilat nuk kanë kapacitetin e magazinimit për të mbajtur oksitocinin, shumë femrave iu mohohet ky trajtim, sipas studimit të botuar nga WHO të mërkurën.

“Për shumë vite ne kemi kërkuar një produkt të qëndrueshëm të nxehtësisë që mund të jetë po aq efektiv sa oxytocin, dhe sot mund të themi se e kemi atë”, tha Mariana Widmer bashkëautore në studim.

Carbetocin është shumë e ngjashme me oksitocinën. Por në vend që të ruhet në temperatura të ulëta, carbetocin është i qëndrueshëm në 30 gradë Celsius dhe në 75% lagështi relative deri në 36 muaj.