Më 9 nëntor do të mbahet në Moskë takimi mbi Afganistanin

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, vendosi që të dërgojë delegacion të Këshillit të Lartë për Paqe, thuhet në njoftim

 Konferenca e dytë mbi Afganistanin do të mbahet në Moskë më 9 nëntor, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, vendosi që të dërgojë delegacion të Këshillit të Lartë për Paqe, thuhet në njoftim. Më tej thuhet se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe një delegacion i zyrës politike të talebanëve në Doha.

Thirrje janë dërguar edhe në Shtetet e Bashkuara, Pakistan, Indi, Iran, Kazakistan, Kirgistan, Kinë, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Uzbekistan.

Takimi do të mbahet në nivel të zëvendës ministrave të Punëve të Jashtme dhe të dërguarve special, theksohet në njoftim.

Para fillimit të takimit pjesëmarrësve do t’u drejtohet ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.