Më 28 qershor Kosova merr raportin e liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se data e saktë kur do dalë ky komision me një raport, është 28 qershor 2018.

Është paralajmëruar se në këtë muaj Komisioni Evropian do të dalë me raport për liberalizim të vizave për kosovarët.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se data e saktë kur do dalë ky komision me një raport, është 28 qershor 2018.

“Komisioni Evropian do dal me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, është përgjigjur shkurt Pacolli.

Ai më parë për Indeksonline është shprehur i bindur se ky raport do të jetë pozitiv për Kosovën.

Ndryshe, së bashku me raportin, pritet të bëhet e ditur edhe koha e përafërt se kur qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza, raporton “Indeksonline”.

Në anën tjetër, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, tashmë kanë nisur lobimin dhe kërkesën për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së.