Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas një aksioni antidrogë ku u sekuestruan 10 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.
Mediat italiane bëjnë me dije se dy shqiptarët u ndaluan pas një hetimi disa mujor të autoriteteve ligjzbatuese.
Hetuesit e Skuadrave Lëvizëse të Bolonjës dhe Reggio Emilia mbajtën nën vëzhgim një shtetas shqiptar 37-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, me banim në Reggio Emilia në zonën e stacionit historik.
Shqiptari dyshohej se ishte një person i cili kishte rolin e transportuesit të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike.
Të martën 37-vjeçari i mbajtur nën vëzhgim, pasi bëri disa lëvizje Reggio Emilia, u nis drejt Bolonjës dhe u ndalua në Le Budrie di San Giovanni në Persiceto.
Gjatë kontrollit në makinë, hetuesit gjetën një sasi kokaine me peshë një kilogram dhe 19950 euro.
Në të njëjtën kohë, në Reggio Emilia agjentë e tjerë vazhduan të mbanin nën vëzhgim dhe banesën e një 46-vjeçari shqiptar me të cilin dyshohej se bashkëpunonte 36-vjeçari.
Kontrolli i mjetit me të cilin lëvizte shqiptari, bëri të mundur gjetjen në bagazhin e një çantë shpine, rreth 6 kilogramë kokainë, marihuanë dhe një revole Taurus me numër serie të dëmtuar, si dhe 5 gëzhoja.
Brenda shtëpisë, së 46-vjeçarit, u gjetën 2.6 kilogramë kokainë, hashash dhe një shumë prej 9290 eurosh cash, brenda një sirtari të komodinës së dhomës së gjumit.
Policia bëri të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë ndërkohë vijojnë hetimet për të gjetur pjesëtarët e ri të grupit kriminal.