Është mbyllur procesi i votimit në Bashkinë e Librazhdit, Cërrikut dhe të Peqinit.
Sipas të dhënave janë numëruar të 55 kutitë e votimit ku Mariglen Disha nga Partia Socialiste ka marrë 10.364 vota ndërsa kundërshtari i tij Shefik Çota nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3,557 vota.
Po ashtu dhe në Cërrik janë numëruar të 58 kutitë e votimit ku Andis Salla nga PS ka marrë 8444 vota ndërsa kundërshtari i tij Servet Dusha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3416 vota.
Gjithashtu numërimi është mbyllur dhe në Peqin, ku Bukurosh Maçi ka fituar Bashkinë me 6045 vota.
Sakaq kundërshtari i tij ka nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Mustafa Pashja ka marrë 4403 vota.