Mbyllet gazeta e njohur, një punonjës doli pozitiv me Koronavirus

Një punonjës i infektuar me koronavirus, mbyllet redaksia e njohur e lajmeve...

Redaksia e gazetës “La Stampa” në Torino të Italisë është mbyllur, pasi një punonjës rezultoi i prekur nga koronavirus.

Kompania mediatike informoi autoritetet, të cilët filluan dezinfektimin e redaksisë si dhe kontrollin e të gjithë punonjësve.

Gjithsesi, “La Stampa” informon se do të vijojë të informojë online lexuesit dhe se do të rifillojë aktivitetin pas kontrolleve shëndetësore të të gjithë stafit, raporton Top Channel.

Italia ka mbyllur çdo aktivitet në vend, duke lënë funksionale vetëm markete ushqimore dhe farmacitë, ndërkohë numri i personave të infektuar vijon të jetë alarmant.Image result for stampa coronavirus