Mbyllen shkollat e FETO-s në Kamboxhia

Me ndërhyrjen e qeverisë së Kamboxhias, katër shkolla të lidhura me organizatën terroriste FETO në këtë vend janë blerë nga një kompani lokale dhe janë riemërtuar

Me ndërhyrjen e qeverisë së Kamboxhias, katër shkolla të lidhura me organizatën terroriste FETO në këtë vend janë blerë nga një kompani lokale dhe janë riemërtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi vjen pas vizitës së kryeministrit kamboxhian Hun Sen në Turqi në tetor, kur ai u takua me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, të cilit i garantoi bashkëpunim në luftën kundër FETO-s, njoftoi Fondacioni Maarif i Turqisë në një deklaratë.

Më 11 dhjetor, Kamboxhia po ashtu ratifikoi marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit të nënshkruar me Turqinë gjatë vizitës në fjalë.

Vizita u pasua nga një udhëtim në Kamboxhia të anëtarit të bordit të administratorëve të besuar të fondacionit turk, Cahit Bağcı, dhe anëtarit të bordit drejtues, Ahmet Türkben, të cilët zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarët kamboxhianë.

Bağcı ve Türkben kanë njoftuar se në Kamboxhia kanë realizuar takime tejet të frytshme me ministrin e jashtëm dhe atë të arsimit, ndërsa i kanë paralajmëruar zyrtarët kundër kërcënimeve që FETO përbën për shtetin dhe popullin kamboxhian, thuhet në deklaratën e Fondacionit Maarif.

Ndërkaq, zyrtarët e vendit kanë afirmuar se kuptojnë sensivitetin e çështjes dhe kanë njoftuar se janë hedhur të gjitha hapat e nevojshëm në lidhje me aktivitetet dhe shkollat e FETO-s.

Zyrtarët e Kamboxhias kanë bërë të ditur se Universiteti Zaman i lidhur me FETO-n dhe katër shkolla të tjera vartëse janë blerë nga një kompani lokale si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë dhe nga 15 nëntori, emri i tyre është ndryshuar në International Paragon University.

Po ashtu, zyrtarët kamboxhianë kanë theksuar se asnjë punonjës, mësimdhënës apo administratorë shtetas të Turqisë nuk kanë ngelur në shkollë dhe kanë braktisur vendin dhe se Kamboxhia nuk do të tolerojë asnjë faktor problematik që cenon marrëdhëniet me Turqinë.

Nga ana tjetër, delegacioni i Fondacionit Maarif, ka shprehur falënderime për mbështetjen që i është ofruar Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.