Matura Shtetërore, vetëm 4 nota 10 absolute nga 166 një vit më parë

Shifra e mbetësve këtë vit rezulton të jetë gati 5 herë më e lartës e ajo e një viti më parë ku kalueshmërinë nuk mundën ta sigurojnë vetëm 680 maturantë.

Protestat e studentëve, të cilat u pasuan me ulje të pragut të vlerësimit duket se kanë ndikuar në rezultatet e provimit të matematikës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit, Kushi njoftoi se nga rreth 43 mijë maturantë, 1,820 janë vlerësuar me notën 10. Por, nga ana tjetër vetëm 4 gjimnazistë kanë marrë notën 10 absolute nga 166 që ishin vitin e shkuar.

Skema e riparë e pikëzimit  nuk ka ndihmuar rreth 3 mijë nxënës të tjerë të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë pikët minimale të kalueshmërisë, e kësisoj duhet ta rijapin provimin në vjeshtë.

Shifra e mbetësve këtë vit rezulton të jetë gati 5 herë më e lartës e ajo e një viti më parë ku kalueshmërinë nuk mundën ta sigurojnë vetëm 680 maturantë.

Ndonëse Ministria e Arsimit njoftoi më herët për ndryshimin e skemës së pikëzimit, deri më tani asnjë e dhënë konkrete nuk është bërë publike. Më herët u publikuan edhe notat e gjuhës së huaj me 2199 mbetës dhe Gjuhën Shqipe me rreth 2 mijë maturantë që morën notën 4.