Matteo Salvini: Buxheti nuk preket, duhet të mbajmë premtimet

Zëvendës-kryeministri Matteo Salvini tha të martën se po përpiqej të shmangte masat disiplinore të BE-s mbi buxhetin e vitit 2019 të Italisë, duke shtuar se shpresonte që Brukseli të ishte i hapur për diskutimin e paketës ekspansioniste fiskale.

Përfaqësuesit e qeverisë së BE-së do të mbështesin të enjten procedurat disiplinore nga Komisioni Evropian kundër Italisë, mbi “malin e saj” të borxhit, sipas burimeve nga brenda unionit europian.

Salvini u tha gazetarëve se buxheti ishte “serioz” dhe kishte për qëllim nxitjen e rritjes ekonomike. Ai tha se nuk ishte “i varur” nga parashikimet e përfshira në projekt-ligj, por theksoi se ishte e rëndësishme për partitë e koalicionit, që të ndjekin premtimet e tyre elektorale.

Italia miratoi një buxhet me deficit në rritje për vitin 2019, ndryshe nga sa është rënë dakord me BE-në për uljen e borxheve, ndërsa Komisioni Europian e rrëzoi këtë paketë , me pretendimin se nuk përputhet me rregullat fiskale të Bashkimit Europian./TCh