Maqedonia e Veriut miraton projektligjin për gjuhën shqipe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar në mbledhjen e fundit projekt-ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve, konkretisht asaj shqipe.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar në mbledhjen e fundit projekt-ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve, konkretisht asaj shqipe.

Ligji i ri parashikon të rregullojë mënyrën e inspektimit, përzgjedhjen e inspektorëve dhe penalitet (gjobat) në rastet kur nuk zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Në penalitet parashikohen gjoba300 deri ne 500 euro përinstitucionet që nuk lejojnë inspektimin e materialeve , raporton Top Channel.

Po ashtu parashikohen gjoba nga 100 deri në 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve.

Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.