Maqedoni e Veriut, program me rastin e Ditës së Fitores në Çanakala

Në organizim të "Maarif International Schools", në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut u organizua program me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakalasë

Në organizim të “Maarif International Schools”, në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut u organizua program me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakalasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në program morën pjesë zv/shefi i misionit të Ambasadës së Turqisë në Shkup, Lütfi Öztürk, drejtori i Fondacionit Maarif të Turqisë për Maqedoninë e Veriut, Mustafa Dillioğlu, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkup, Serhat Kula, këshilltari për Arsim i i Ambasadës së Turqisë, Kemal Karaöz, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, nxënës të Shkollave Maarif dhe të ftuar të tjerë.Maqedoni e Veriut, program me rastin e Ditës së Fitores në Çanakala

Zv/shefi i misionit të ambasadës turke, Öztürk, në fjalën e tij tha se lufta dhe fitorja në Çanakala ka luajtur rol të madh në krijimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare.

“Në periudhën pas Fitores së Çanakalasë, vendi ynë, kombi ynë, natyrisht, përjetoi periudha shumë të vështira dhe me probleme. Vendi ynë ishte i pushtuar. U bë një luftë e madhe e çlirimit nën udhëheqjen e liderit të madh, Ataturkut, dhe fatmirësisht, kombi ynë arriti të mposhtë forcat okupuese që tentuan të pushtojnë vendin tonë”, tha Öztürk.

Öztürk theksoi se Çanakalaja është vendi ku Mustafa Kemal Ataturku ka dëshmuar shkathtësitë e tij ushtarake, komandën dhe cilësinë e të qenit lider.

“Fitorja e Çanakalasë natyrisht ka një kontribut të pamohueshëm dhe rëndësi në krijimin e vullnetit dhe vendosmërisë së popullit tonë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Öztürk lexoi edhe mesazhin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan me rastin e 18 Marsit, Ditës së Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakalasë.

Ndërkaq, drejtori i Shkollave Maarif, Zafer Çınar, theksoi se përpiqen që luftën dhe fitoren në Çanakala, frymën dhe rëndësinë e saj në historinë botërore t’ua shpjegojnë nxënësve të tyre.

“Dhe gjersa e bëjmë këtë, atyre u kujtojmë se ne shpresojmë tek ata. Nëse keni një, vendoseni këtë ide në praktikë, jetojeni atë dhe formësoni të ardhmen tuaj në këtë mënyrë. Në një pjesë tjetër të botës, dikush ende përpiqet të mbajë të gjallë mendësinë okupatore të Anzakëve dhe në këtë mënyrë të vendos idetë e tyre të këqija në veprim”, tha Çınar.

Duke rikujtuar edhe sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, Çınar tha se kjo ngjarja është produkt i mendjeve shkatërruese.

Nxënësja e vitit të parë të nivelit të mesëm në Maarif International Schools, Sude Taravari, tha se “lufta në Çanakala nuk është fituar vetëm me luftë, por edhe me besim të fortë”.

“Andaj, ne jemi krenarë. Nuk i kemi harruar dhe nuk do t’i harrojmë dëshmorët. I kujtojmë me dashuri”, tha Taravari.

Ezher Memeti, po ashtu nxënës i vitit të parë, tha se Fitorja e Çanakalasë është një epope në të cilën besimi triumfoi në mënyrë heroike kundër pamundësisë.

“I kujtojmë me respekt dhe mirënjohje heronjtë e Çanakalasë, të cilët u bënë shkak që sot ne jetojmë të lirë në këtë vend”, tha Memeti.

Ndërkohë, Jusuf Nijazi Veliu nga Tetova, gjyshi i të cilit kishte marrë pjesë në Luftën e Çanakalasë, tha se gjyshi i tij ishte qëlluar nga 26 plumba gjatë luftës, prej të cilave 25 i ishin larguar, kurse njërin prej plumbave e kishte mbajtur deri në vdekje.

Në kuadër të programit, eksperti i historisë Mehmet Kaplan nga Turqia mbajti një prezantim me temë “Epopeja e Çanakalasë sipas Mehmet Akifit”.

Në fund të programit, u bë ndarja e çmimeve për nxënësit në garën për pikturë, poezi dhe kompozicion me temë “Fitorja e Çanakalasë”.