Maqedoni e Veriut, dy migrantë nga Siria humbin jetën në një aksident rrugor

Një automjet me targa regjistrimi nga Shkup, i drejtuar nga persona të panjohur, në të cilin transportoheshin 12 migrantë nga Siria, u përplas në një automjet të ndaluar të ngarkuar, pronë e MPB-së...

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi në rrugën magjistrale Strumicë-Shtip, kanë humbur jetën dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e MPB-së thuhet se më datë 16 të këtij muaji në ora 22 e 30 minuta në rrugën magjistrale Strumicë-Shtip në rrugën Radovish, një automjet me targa regjistrimi nga Shkup, i drejtuar nga persona të panjohur, në të cilin transportoheshin 12 migrantë nga Siria, u përplas në një automjet të ndaluar të ngarkuar, pronë e MPB-së.

“Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një nga migrantët, ndërsa një tjetër iu nënshtrua lëndimeve në qendrën mjekësore Shtip. Personat e tjerë pësuan lëndime të lehta trupore, ndërsa një nëpunës policor pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën mjekësore Shtip”, theksohet në njoftim.

Më tej theksohet se është kryer hetim në vendin e ngjarjes nga prokuroria publike dhe një ekip hetimor nga SPB Strumicë. Maqedoni e Veriut, dy migrantë nga Siria humbin jetën në një aksident rrugor