Makina përplas dy këmbësorë, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një makinë ka përplasur një çift këmbësorësh.

Mjeti me drejtues shtetasin M.B. ka aksidentuar dy shtetas (bashkëshortë), të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, raporton Top Channel.

Gruaja ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.