Një makinë e Ambasadës Ruse në Tiranë është përfshirë në një aksident në Elbasan, te “Kthesa a Murrashit”.
Dyshohet se një punonjës i ambasadës ka mbetur i lënduar, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga policia.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira për shkak të rreshjeve të shiut, çka ka stimuluar humbjen e kontrollit të automjetit nga shoferi.
Automjeti i Ambasadës u përplas me një tjetër makinë. /noa.al/