Lushnje, grabitet në të gdhirë argjendaria

Një dyqan argjendarie ka rënë prè e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele.

Një dyqan argjendarie ka rënë prè e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele.

Ngjarja është shënuar në qendër të Lushnjes, rreth orës 5, dhe në mungesë të një patrulle policisë.

Siç raportohet, persona ende të paidentifikuar kanë shqyer me forcë qepenin dhe kanë rrëmbyer disa bizhuteri e orë që gjendeshin në vitrinë.

Pas marrjes së informacionit, policia ka nisur hetimet për të parë nëse mund të bien në gjurmët e hajdutëve./TCh