Lumturia, lëndë e re mësimore në Indi

Në lëndën e lumturisë ku suksesi nuk do të llogaritet me notë, nxënësit nuk do të hyjnë në provim dhe nuk nevojiten që të bëjnë detyra

Lënda e lumturisë bëhet pjesë e kurrikulës së arsimit në më shumë se 1.000 shkolla në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lëndën e lumturisë ku suksesi nuk do të llogaritet me notë, nxënësit nuk do të hyjnë në provim dhe nuk nevojiten që të bëjnë detyra.

Sipas lajmit të CNN-it, lënda e lumturisë, që është projekt i ministrit të Arsimit të New Delhit, Manish Sisodia, ka filluar të praktikohet në më shumë se 1.000 shkolla që nga fillimi i kësaj jave dhe çdo ditë zgjat nga 30 deri në 45 minuta.