Llotaria amerikane- Shqipëria e 4-ta në botë për numrin e fituesve

Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve të llotarisë amerikane. 44, 806 mijë shqiptarë kanë fituar llotarinë amerikane gjatë 12 vjeçarit të fundit.

Vendet e tjera janë Etiopia me 65, 224 mijë persona, Nigeria 58,548 mijë persona, Ukraina me 50,624 mijë persona dhe Bangladeshi me 40, 847 mijë persona.

Këto të dhëna u publikuan në raportin e viti 2018 mbi origjinën dhe numrin e personave të pranuar në SHBA përmes llotarisë amerikane. Raporti është përgatitur për anëtarët e kongresit amerikanë të cilët do të diskutojnë mbi propozimet e Presidenti Trump për emigracionin në SHBA. Gjatë muajve të ardhshëm kongresi i SHBA-ve do të diskutojë nëse do të ndryshojë, kufizojë apo do të mbyllë programin e vizave emigruese përmes llotarisë.

50 mijë viza emigruese ofrohen çdo vit për vende të ndryshme. Por emigrantët e pranuar janë më pak se 50 mijë për një periudhë pesë vjeçare. Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin eemigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane.