Lindita Nikolla: Shkolla e drejtorëve, e ndarë nga politika

 Institucioni më i ri, sikurse është edhe Shkolla e Drejtorëve synon që të shmangë korrupsionin dhe t’i japë një drejtim më të kualifikuar shkollave në të gjithë vendin.

Institucioni më i ri, sikurse është edhe Shkolla e Drejtorëve synon që të shmangë korrupsionin dhe t’i japë një drejtim më të kualifikuar shkollave në të gjithë vendin.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë një interviste televizive u shpreh se vëmendja e qeverisë është përqendruar te kjo shkollë, për t’i ndarë këta të fundit përfundimisht nga ndërhyrjet politike.

“Vëmendja është përqendruar edhe te drejtorët e shkollave për t’i ndarë një herë përgjithmonë nga politika. Brenda dy vitesh, të gjithë drejtuesit e shkollave apo ata që aspirojnë të bëhen të tillë, duhet t’i nënshtrohen një trajnimi për drejtim dhe administrim shkolle. Në fund të ciklit të detyrueshëm, ata pajisen me certifikatë, e cila është kusht për të mbajtur atë pozicion pune”, – theksoi ministrja Nikolla./ATSH