Lindita Nikolla: Nuk ka asnjë me gabime, vijon shpërndarja e tyre

Sipas Nikollës, ka përfunduar plotësimi i certifikatave dhe diplomës për maturantët dhe po punohet për plotësimin e dëftesës së lirimit si dhe dëftesave të tjera të arsimit parauniversitar.

Nuk ka asnjë dëftesë me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.” Reagimi vjen nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike, Luciano Boçi, lidhur me një gabim në Dëftesën e Lirimit, të bërë publik para disa ditësh.

Sipas Nikollës, ka përfunduar plotësimi i certifikatave dhe diplomës për maturantët dhe po punohet për plotësimin e dëftesës së lirimit si dhe dëftesave të tjera të arsimit parauniversitar.

“Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministres Nikolla.

Kjo e fundit është shprehur po ashtu se do t’i drejtohet Prokurorisë për shpifje për rastin në fjalë. Ndërkohë, ka shtuar se Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi sipas saj është kryer sipas procedurave ligjore.