Lindita Nikolla nga kuvendi: Reforma, sistemike. E gatshme për çdo përgjegjësi

Në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së sotme plenare ka folur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së sotme plenare ka folur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Ajo i ftoi edhe njëherë studentët për dialog, teksa tha se nuk e ka problem të dalë nga dikasteri që drejton për të diskutuar me studentët, siç edhe doli.

Sipas ministres së Arsimit, problemi nuk është çmimi, por cilësia e dijes.

“Kam punuar me shumë përkushtim në këtë post dhe jam krenare dhe e përgjegjshme për forcën politike të cilës i përkas. Shkolla është e juaja, ndaj i akredituam universitetet”, tha ndër të tjera Nikolla, drejtuar studentëve.

Ministrja e Arsimit premtoi se reforma do të jetë sistemike në çdo centimetër të sistemit tonë arsimor. “Studentët kanë të drejtë, unë jam e gatshme të marr çdo përgjegjësi”, tha më tej ajo./TCh