Librazhd, arrestohet i riu, autor i disa vjedhjeve

Një 21 vjeçar në Librazhd është arrestuar nga policia nën dyshimet si  autor i disa vjedhjeve.

Një 21 vjeçar në Librazhd është arrestuar nga policia nën dyshimet si  autor i disa vjedhjeve.

Pas konsultës me Prokurorin, Lavdim Alliu, banues në fshatin Gradishtë të Lushnjes, u proçedua penalisht në gjendje të lirë më datën 03.07.2018 si autor i dyshuar për vjedhje dhe në  mbrëmjen e po kësaj date është arrestuar në flagrancë nga policia  pasi  ishte futur në banesën e shtetasit L.B., 43 vjec, banues në lagjen e “Çakos”,  Prrenjas, ku kishte vjedhur një aparat celular.

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të tjera dhe konkretisht:

-Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Xh.D., 40 vjeçe , ku ka marrë një  telefon celular

-Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën  shtetases Rr.Q., 56 vjeçe, ku i kanë marrë një shumë rreth 22.500 lekësh.

-Po në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka tentuar për të  vjedhur në banesën e shtetasit  F. M., 41 vjeç .

Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale, “Vjedhje”.