Lezhë, gjendet i mbytur një 54-vjeçar

Një person i pajetë është gjendur në lumin Mat në urën “Urë e Skurajve” në Kurbin.

Një person i pajetë është gjendur në lumin Mat në urën “Urë e Skurajve” në Kurbin.

Në aksin rrugor Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur “Ura e Skurajve” , dyshohet të ketë rrëshqitur aksidentalisht duke rënë poshtë në lumin Mat, shkruan Top Channel.

Mësohet se viktima është 54-vjeçari Luigj Gjeloshit nga Shënkolli i Lezhës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme.