Legjenda e bardhezi: Juventusi aktual është ekipi më i mirë në Itali dhe Europë

Legjenda e Juventusit: bardhezinjtë janë kompakt në çdo pozicion, do ishte tragjike nëse këtë sezon nuk i fitojnë të gjitha titujt...

Alessio Tacchinardi, ish mesfushori i Juventusit, lëshoi disa deklarata para derbit ndaj Torinos.  Gjatë një interviste për “Ok Calciomercato”, Alessio Tacchinardi gjithashtu foli për Derby della Mole”  mes Torinos dhe Juventusit. Më poshtë janë deklaratat e ish-mesfushorit të Juventusit.

Mund te besh nje krahasim midis Juves tende dhe kësaj te Sarrit ?

“Janë dy skuadra te ndryshme por sigurisht me te njëjtin mentalitet, atë fitues & te jesh gjithmonë fitimtar ne çfarëdo fushe. Ka karakteristika te ndryshme ne shume lojtare, por mendoj se janë te dyja skuadra te forta. Juventusi aktual është me e mira ne Itali e Evrope.Image result for tacchinardi juventus

– Ti ke luajtur me lojtare te kalibrit te Deschamps. Ne kte Juventus, eshte Ronaldo lideri i vertete apo sheh edhe lider te tjere ?

“Ne këtë Juventus Buffon është qartësisht një lider ashtu si Chiellini, Bonucci dhe Pjanic. Ka shume lidera, ashtu si ne te kaluarën te Juvja ime. Cristiano Ronaldo është padyshim një lider i rëndësishme për skuadrën. Prezenca e tij është e rende gjithashtu për kureshtaret, por mbi te gjitha, ai është një lojtar qe ka dëshire te madhe te behet protagonist, një djalosh qe tërheq skuadrën. Juventusi i Sarrit, fatmirësisht, ka shume lojtare te forte e me karizëm, grupi si i tere është i madh.

– Ne mbrëmje është “Derby della Mole”. Një parashikim ? Dhe a mund te na thuash, si lojtare, cili ishte Derby me emocionues ?

“Te gjithë Derbyt janë te bukur, te ndjeshëm dhe emocionues. Për mire kujtoj një Derby ku unë shënova dhe fituam, ndërsa për keq, kujtoj te famshmin 3-3 pasi ishim ne avantazh te 3 golave. Derbyt janë ndeshje me vete dhe mund te ndodhe çdo gjë. Duke thëne ketë, gjejmë një Juventus me besim te madh dhe Torinon ne vështirësi te mëdha. Shkurtimisht, bardhezinjte duhet te marrin avantazhin e aspektit psikologjik nga ‘granatat’, por gjithashtu është e vërtete se Derbyt janë gjithmonë çështje me vete.Image result for tacchinardi juventus