Laç, arrestime tek kolaudimi; Kapen 3 sekserët, në kërkim inspektori teknik

Tre shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga specialistët e krimit ekonomiko-financiar në Drejtorin e Policisë së Lezhës, të dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pasi kalonin automjete jashtë kushteve teknike kundrejt ryshfetit në pikën e kolaudimit të makinave në Laç.

Operacioni i koduar “Kolaudimi” ka çuar drejt arrestimit të 22-vjeçarit Santiljano Keci dhe 50-vjeçarit Ndue Keci, at e bir sekserë nga Mamurrasi, dhe 49-vjeçarit I.D. nga Lezha. Ndaj tyre ka pasur edhe një masë sigurie “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kurbinit gjatë së martës, rapoerton Top Channel.

Ndërkohë, 47-vjeçari D.A. nga Laçi dhe 33-vjeçari Gj.A. nga Lezha, me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik te “SGS Laç”, ndaj të cilëve ka gjithashtu masa sigurie “arrest me burg”, janë shpallur në kërkim respektivisht për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”.