Kuvendi do e thërrasë të dëshmojë. Reagon Meta

Presidenti Meta reagoi ndërsa në Kuvend po mbahej mbledhja e komisionit hetimor Kuvendit që po heton veprimtarinë e tij. Në Komision po diskutohet edhe vendimi për ta thirrur presidentin të dëshmojë.

Ndërkohë reagimi vjen edhe për faktin se në Kuvend pothuajse të gjithë komisionet e mbledhura diskutojnë për Presidentin.

Të komisioni i Ekonomisë u rrëzuan të gjitha dekretet e Metës për ligjet që ktheu. Këto aksione politike presidenti i cilëson propagandë anti President që nuk ndihmon në hapjen e negociatave më 18 Tetor nga Bashkimi Europian dhe spostim vëmendje nga dekreti për zgjedhje më 13 tetor.

Më poshtë reagimi i plotë i Presidentit

Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!