Kryemadhi, me gjimnazistët: Rezolutë për reformim të arsimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të premte një bashkëbisedim me gjimnazistët, për problemet e tyre në shkolla.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të premte një bashkëbisedim me gjimnazistët, për problemet e tyre në shkolla.

Njëri prej të rinjve ngriti pyetjen: Me këtë sistem, situata që është krijuar, a duhet të ngrihemi në anarki?!

“Kjo mbetet në dorën e gjithsecilit”, u përgjigj kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi e mori më tej fjalën, duke theksuar se anarkia është mjeti i fundit, por vlerësoi protestën e studentëve. Po ashtu, ajo kujtoi vitet ’90, kur gjimnazistët iu bashkuan lëvizjes studentore, sikurse edhe vitin ’97, kur ishin gjimnazistët që përballeshin me policinë dhe me forcat speciale.

“Ajo që të bën përshtypje është se, si studentët që janë ngritur për 8 kërkesat e tyre ekonomike, janë edhe gjimnazistët. Në vitet e diktaturës, arsimi shqiptar ka qënë në nivele më të larta sesa është sot. Kjo u duk kur ata shkuan në studime jashtë shtetit dhe dolën me rezultatet të shkëlqyera. Sot, në këtë takim të strukturave drejtuese të gjimnazeve të Tiranës, është e rëndësishme të hartohet një rezolutë e gjimanizistëve, ku të kërkohet një reformim i sistemit arsimor, që bëhet më angazhim të qeverisë dhe bashkëpunim kombëtar”, tha Kryemadhi./TCh