Krujë, 43-vjeçari i shpëton atentatit me eksploziv

Florind Muça, vëllai i të cilit u vra disa vite më parë nga një atentat në afërsi të banesës, ka gjetur ditën e sotme një sasi lënde eksplozivi poshtë automjetit të tij. Për fat të mirë eksplozivi nuk ka shpërthyer.

Një sasi lënde plasëse është vendosur në makinën e Florind Muçës nga fshati Mallkuç i Krujës. Në momentin kur 43 vjeçari ka hipur në makinë, kjo sasi ekspolozivi ka rënë në tokë por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Dyshohet se pas nisjes së tij, lënda plasëse do të shpërthente me anë të telekomandës, por për fat të mirë ajo është shkëputur menjëherë sapo drejtuesi mjetetit ka hipur në të dhe është nisur.  Pasi ka rënë në tokë një person e ka parë eksplozivin  dhe ka njoftuar policinë, e cila ka nisur dhe hetimet lidhur me kwtw ngjarje, raporton Shqiptarja.

Sipas informacioneve të para dyshohet se eksplozivi lidhet me ngjarjen e para disa viteve ku 43-vjeçarit Florind Muça, i është vrarë vëllai në një atentat në afërsi të banesës.