KQZ regjistron koalicionin e PD “Aleanca për Ndryshim”

Miratohet dhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Ja zona ku do të aplikohet...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, koalicionin e Partisë Demokratike, nën siglën “Aleanca për Ndryshim”.

Partia Demokratike ka arritur koalicion me 13 parti, ndër të cilat mund të përmendim, PDIU të Shpëtim Idrizit, PR, të Fatmir Mediut, PDK, të Nard Ndokës dhe LZHK të Dashamir Shehit.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është regjistruar pjesë e koalicionit, kjo, sipas drejtuesve më të lartë politikë të të dy partive, është një strategji për të maksimizuar votën.

Sakaq, KQZ ka miratuar projektin pilot të votimit të numërimit elektronik për Tiranën. Projekti do të aplikohet në ZAZ 40 në Tiranë.