Kosovë, regjistrohet viktima e parë e virusit të Nilit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bëri të ditur se te një pacient i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së është zbuluar prania e virusit të Nilit Perëndimor

Në Kosovë është zbuluar prania e virusit të Nilit Perëndimor, si pasojë e të cilit ka ndëruar jetë një person i moshuar i sëmurë kronik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bëri të ditur se te një pacient i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së është zbuluar prania e virusit të Nilit Perëndimor.

Instituti theksoi se deri më tani, për një javë në gjithë Evropën 17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të Nilit Perëndimor, ndërsa në Kosovë ka vdekur një person i moshuar, me sëmundje kronike të cilit virusi ia ka rënduar gjendjen.

IKSHPK tha se është duke hulumtuar burimet e këtij infeksioni, për të shtuar se situata është nën kontroll, për çka nuk ka vend për panik.

Nga qytetarët është kërkuar të jenë të kujdesshëm, sidomos këto ditë nga shkaku i pranisë së shtuar të mushkonjave, ndërsa autoriteteve komunale u kërkohet të dezinfektojnë komunat e tyre sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.