Kosovë, fillon “Akademia e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike”

Në bashkëpunim të Unionit të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Unionit të të Diplomuarve të Kosovës në Turqi (TÜMEB) në Kosovë filloi “Akademia e Letërsisë dhe Shkrimtarisë Ballkanike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në akademinë që mbahet në qytetin e Prizrenit, marrin pjesë 45 të rinj komunikues nga Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Akademia e Letërsisë dhe Shkrimtarisë do të ofrojë kontribut për rritjen e aftësisë së mendimit, leximit dhe shkrimit në gjuhën turke në Ballkan dhe forcimin e fushës letrare dhe akademike të turqishtes jashtë vendit.

Të rinjtë komunikues dhe shkrimtarë pjesëmarrës në akademi do të marrin trajnime 5 ditë për zhvillimin e aftësive e të shprehurit me shkrim, shkrimtarinë krijuese, të menduarit dhe shkrimin dygjuhësh, letërsi për fëmijë në Turqi dhe mbarë botën si dhe në shumë tema të tjera.

Në fund të trajnimit interaktiv dhe praktik që do të zhvillohet mes datave 27 nëntor – 2 dhjetor për pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata për pjesëmarrjen.